Konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri i premtoi të gjithëve publikisht se do ta zbulonte të vërtetën e marrëdhënies së saj me ish-të dashurin, Hysen Ramaj. Kjo pasi ish-konkurrenti e kishte incizuar Alvisën gjatë kohës që ajo i thoshte se po hynte në programin e dashurisë vetëm për lojë dhe jo për të krijuar lidhje.

Hyseni pretendon se Qarri ka qenë e lidhur gjatë gjithë kohës me të, por kur zbuloi se kishte fjetur dy net në shtëpinë e Bashkim Saitit, vendosi të fliste publikisht që Alvisa të përjashtohej nga programi. Nga ana tjetër, Qarri i mohoi të gjitha dhe tha se është ndarë nga Ramaj për shkak të dhunës fizike që ai ushtronte mbi të dhe për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme. Ajo madje kishte edhe imazhe të vetes së dëmtuar në telefonin celular.
Mbrëmjen e djeshme, Alvisa vendosi të publikonte në Instastory-n e saj disa biseda që ka bërë me Hysenin.

Në një nga imazhet e publikuara Alvisa i shkruan Hysenit: “Fjala ime e fundit, denoncim s’ta bëra për hir të mamit dhe babit tim, ama nëse shikoj gjënë më të vogël te makina ose në diçka tjetër, s’do ketë më kurrë kthim pas”.
Krahas fotos, Qarri shkroi: “S’po duroj dot më, meqë ka shumë dyshime për fjalët e mia, kam thënë kam fakte dhe prova për çdo fjalë timen. Avash-avash do i publikoj duke vërtetuar vërtetësinë e çdo fjale që ka dal nga goja ime”.

Më pas, ajo shtroi pyetjen “Si mund të ndihesh i/e tradhtuar kur nuk ke qenë në lidhje?”, duke nënkuptuar se nuk e ka tradhtuar kurrë Ramajn”.
Një ndjekëse i shkroi Alvisës: “Moj ti vajzë, 3 vite bashkëjetesë ça i thua ti? Pastaj, pse fillove komunikimin prapë me atë ti kur s’doje?”.

Si përgjigje, Qarri publikoi një tjetër bisedë me Hysenin.
Hyseni: Dhe mos më bëj mua fajtor, se i pate gjërat në dorë e s’dite t’i mbaje. Të dukej e thjeshtë jeta kur ishe me mua. Po është shumë e vështirë kur nis diçka nga zero.
Alvisa: Bushi, ti mos më bëj mua fajtore, se unë ndryshova shumë për ty. Ti nuk bëre asgjë për mua. Nuk u ndamë për veshjen time, u ndamë se ti flisje me dikë tjetër dhe më trajtove si plerë. Më ke keqtrajtuar, më ke sharë, më ke mashtruar, vetëm bërtisje, asnjëherë nuk përpiqeshe të flisje, por të lutem shumë. Se sa do arrij unë, do e shikosh se ça femre jam. Jam ajo punëtorja që ti adhuroje dhe unë o eci, o s’kam pse jetoj. Ky është synimi im.
Pas këtyre fakteve që Alvisa dha, ajo shkroi edhe një status.

“Në asnjë moment nuk doja të flisja për jetën time private, por disa persona nuk ma respektuan këtë vendim timin, duke fol për mua pa aprovimin tim. Situata është shumë e vështirë për mua dhe për familjen time, por akoma dhe më e rëndë është kur njerëzit dyshojnë në vërtetësinë time, prandaj s’durova dot më dhe shpërndava dy gjëra minimale.
Durova në emision dy orë duke hedh baltë mbi imazhin tim, vetëm e vetëm që pjesa e fundit që thashë mos të dilte, pasi ka qenë pjesa më e frikshme e jetës sime.
Zëri im nuk po dëgjohej kur thashë 100 herë kam qenë e inçizuar, e përndjekur, e kërcënuar, flisja nga frika.
Jo, askush s’po më dëgjonte derisa më detyruan të tregoja horrorin e jetës time. Mirë që nuk po më dëgjonin, por po më ofendonin mbi katër persona, po më injoronin duke thënë (viktimizohu, hë qaj tani etj, etj).
Është e turpshme si askush s’ta beson dhimbjen. E turpshme që ka njerëz kaq pashpirt. E turpshme që njerëzit të gjykojnë. Nuk jam hakmarrëse, por gjithçka ka kaluar kufijtë përtej limitit. Nuk po mundem më…”.












