E akuzoi për kontrabandë, Kuliçaj padit Tahirin

Sep 13, 2011 | 20:31

TIRANE- Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj ka depozituar sot pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një padi civile për shpifje për shkak të detyrës kundër shtetasit Sajmir Tahiri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Padia e Kuliçajt ka ardhur pas akuzave që deputeti Tahiri paraqiti në seancën e sotme plenare në drejtim të tij, ku e akuzonte  atë për  lidhje me kontrabandën e mineraleve.

“Policia e Shtetit i konsideron këto akuza presione të papranueshme kundër punës së Policisë së Shtetit në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”-thuhet në deklaratën e drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Më tej në këtë komunikatë theksohet se, “qëndrimet, të cilat pa fakte dhe prova, synojnë në mënyrë të përsëritur të dëmtojnë imazhin e Policisë së Shtetit dhe të drejtuesve të saj, nuk do të mund të zbehin arritjet domethënëse të Policisë së Shtetit dhe nuk mund të dobësojnë luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”

Në fjalën e tii në parlament, deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri akuzoi disa zyratrë të lartë për lidhje me kontrabandën e mineraleve.

 

© Panorama.al

Te lidhura