“Dymbëdhjet vjet pa ty…!”- Aktori Vin Diesel ndan foto dhe kujtime me Paul Walker nga “Fast and Furious”!

Nov 29, 2025 | 13:28

Nesër, e diel 30 nëntor, shënohet 12-vjetori i vdekjes tragjike të aktorit të njohur Paul Walker, në një aksident me makinë.

Paul Walker Vin Diesel

Dhe miku i tij, aktori Vin Diesel, nuk mungoi të postonte një foto-mesash për të në rrjetet sociale.

Të dy aktorët ishin të lidhur nga një miqësi e fortë, si dhe nga bashkëpunimi i tyre në filmin serial “Fast & Furious”.

Në foton që Diesel ngarkoi në llogarinë e tij personale në Instagram, Paul Walker duket i menduar ndërsa është ulur në disa shkallë.

Në mbishkrimin e postimit të tij, Vin Diesel shkroi:

“Dymbëdhjetë vjet… Nesër!”.

vin diesel paul walker

© Panorama.al

Te lidhura