
TIRANE- Policia e Kryeqytetit njoftoi arrestimin e dy shtetasve për kryerjen e 18 vjedhjeve përgjatë vitit 2011 dhe janar 2012. Në pranga kanë rënë shtetasit, Zejnel Xheladin Mece, 35 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, i denuar më parë për veprën penale të vjedhjes së automjeteve dhe Gezim Zek Buqa, 19 vjeç, lindur dhe banues në Suharekë të Kosovës. Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Parku”, ku janë dokumentuar 18 vjedhjet e automjeteve.
Vjedhjet e kryera nga dy shtetasit e arrestuar;
1.Me date 02 Shkurt 2011, ne Kamez kane vjedhur automjeti tip Golf-2, ne pronesi te shtetasit Xh.K.
2.Me date 19 Mars 2011, ne rrugen “Naim Frasheri” kane vjedhur automjetin tip Golf-2, me targa TR 8179 M ,
3.Me date 30 Prill 2011, ne rrugen e “Durresit” kane vjedhur automjeti tip Golf-2, me targa TR 0802 J, ne pronesi te shtetasit Miklovan Sylaj.
4.Me date 21 Shtator 2011, ne rrugen e “Durresit” kane vjedhur automjeti tip Golf-2, me targa TR 1277 B,
5.Me date 12 Tetor 2011, ne Rrugen “Don Bosko” kane vjedhur automjetin tip Seat-Ibiza, me targa TR 3534 L,
6.Me date 28 Nentor 2011, ne rrugen e “Kavajes” kane vjedhur automjetin tip Golf-2, me targa TR 9061 P.
7.Me date 02 Tetor 2011, ne rrugen “Frederik Shiroka” kane kryer vjedhje ne automjetin tip Benz, me targa TR 8272 T,
8.Me date 29 Dhjetor 2011, ne rrugen “Kavajes” kane vjedhur vjedhur automjeti tip Golf-2 , me targa TR 5837 J,
9.Me date 05 Janer 2012, ne rrugen e “Qazim Vathi” kane vjedhur automjeti tip Golf-2 , me targa TR 6204 D.
10.Me date 07 Janar 2012, ne rrugen “Babe Rexha” kane tentuar te vjedhin automjetin tip Golf-2, me targa TR 2659 D,
11.Me date 10 Nentor 2011, ne rrugen “Mihal Popi” kane kryer vjedhjen e kasetofonit ne automjetin tip Benz, ne pronesi te shtetasit Ll.A.
12.Me date 19 Nentor 2011, ne Rrugen “Durresit” kane kryer vjedhjen e kasetofonit ne automjetin tip Smart, ne pronesi te shtetases S. M.
13.Me date 22 Nentor 2011, ne Rrugen “Mihal Duri” kane vjedhur kasetofonin ne automjetin tip Golf, me targa TP 3127 E,
14.Me date 10 Dhjetor 2011, tek Liqeni i Thate kane vjedhur kasetofonin e automjetin tip Audi A4, me targa TR 2446 R,
15.Me date 12 Dhjetor 2011, ne rrugen “Dervish Hima” kane vjedhur kasetofonin ne automjetin tip Rexton, me targa TR 4565 P,
16.Me date 19 Dhjetor 2011, ne Bulevardin“Zhan Dark” kane vjedhur kasetofonin ne automjetin tip Volksvagen Kadi, me targa AA 657 AE,
17.Me date 26 Dhjetor 2011, tek ish-Fusha e Aviacionit kane vjedhur kasetofonin ne automjetin tip Fiat, me targa TR 5779 F,
18.Me date 07 Janar 2012, ne rrugen “Babe Rexha” kane vjedhur kasetofonin ne automjetin tip Golf-3 , me targa TR 7653 L.
Policia njofton se po punon për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të bërë nga këta dy shtetas, pasi një pjesë të automjeteve mendohet se kanë kaluar në Kosovë, nëpërmjet rrugëve dytesore. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar; aksesorë të automjeteve të vjedhura, disa çelsa, pinca dhe doreza që shërbenin për hapjen e automjeteve.
© Panorama.al











