Karabinierët e Udines arrestuan 2 shqiptarë të dyshuar si pjesë e rrjeteve të shpërndarjes së drogës dhe trafikut të saj, ndërsa u sekuestruan armë zjarri dhe një sasi e madhe valute në euro.
Të ndaluarit janë të moshës 40 dhe 29 vjeç, kurse kapja e tyre u bë në flagrancë. I pari është banor i provincës së Viçencës dhe i dyti në Udine, të dy me precedentë kriminalë. Ata nuk i ndaluan një pike kontrollit të oficerëve në rrugën pranë kazermave “Piave”, teksa dështuan të arratiseshin.
Oficerët i gjetën të fshehur nëpër shkurret e zonës aty pranë. Gjatë kontrollit të mjetit që braktisën për t’u arratisur, u gjetën dy pako me gjithsej 1.7 kg kokainë (të fshehura pas panelit analog të instrumenteve), një pistoletë kalibri 50 dhe një kalibri 22LR, me numër serial të gërvishtur dhe 5 fishekë, njëri prej të cilëve ishte në fole.
Gjithashtu u sekuestrua edhe shuma prej 8,500 eurosh në para të gatshme, informon media italiane.
I gjithë materiali i gjetur u sekuestrua dhe dy individët u transferuan në burgun e Udines sipas urdhrit të autoritetit gjyqësor.
© Panorama.al












