Dy sheshet kryesore të Tiranës nuk do jenë në dispozicion të partive politike/ Berisha njoftoi mbylljen e fushatës tek Bulevardi i ri! PS zbret te fusha e Parkut Olimpik

May 7, 2025 | 13:19

Dy partitë kryesore në vend, PD dhe PS do të mbyllin fushatën elektorale këtë të premte, më datën 9 maj.

rama berisha

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku fushatat hapëse dhe mbyllëse bëheshin në dy sheshet kryesore, “Skëndebej” dhe “Nënë Tereza”, këtë herë PD është spostuar tek Bulevardi i ri, ndërsa PS tek fusha e FSHF te Parku Olimpike.

Kjo për shkak se dy sheshet kryesore do të jenë në dispozicion të dy aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare. Samitit të BE që zhvillohet në 16 maj dhe ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia.

Si Berisha ashtu edhe Rama kanë zgjedhur të njëjtin orar, ne oren 19:00.

© Panorama.al

Te lidhura