SHKODËR- Policia e Shkodrës ka mundur të ndërhyjë në kohë e të parandalojë një vrajse.
Sipas të dhënave të para dy presona janë arrestuar, pasi janë kapur teksa i kishin bërë prite njëri tjetrit dhe ishin gati për krim.
Policia e Shkodrës bën me dije se personat e arrestuar janë idebtifikuar si Zamir Kadrija dhe Xhevded Xhufelaj. Ata kanë qenë të armatosur dhe nuk dihet ende se për cfarë motivi kishin vendosur të ekzekutonin sho-shoqin.
“Të dy personat që momentin që janë ndaluar kanë qenë të aramtaosur”- thonë burimet e policisë. Ata u shoqëruan në komisariat, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.
© Panorama.al











