Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama nga Dibra, teksa u shpreh se kreu i qeverisë ndërmori një fyerje kolektive teksa i quajti burrat “çyrykë”.
“Dy ditë më parë erdhi këtu edhe ai burreci 2 metra i gjatë”, tha Berisha, duke shtuar se Rama shkoi në Dibër si pushtues.
Berisha iu drejtuar kreut të qeverisë duke thënë që “fole si kopuk sikur ishe me ministreshat e tua”, ndërsa shtoi se “burrat e dibranë janë si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon”.
Sali Berisha: Ne jemi dhe do të mbetemi për shenjtërinë e familjes, është djepi i të gjitha vlerave.
Ndaj dhe ne kurrë prind s’do i quajmë me numra prindi 1 dhe 2, nënë e babë do të jetë në të gjitha ligjet tona.
Dy ditë më parë erdhi këtu edhe ai burreci 2 metra i gjatë. Ai nuk u tha një fjalë pse rruga e Kombit zgjati 12 vite kur duhet të përfundonte në 2016.
Sa të ishte për Edi Ramën kurrë ajo rrugë nuk ndërtohej, Lura është bukuri përrallore dhe ka 12 vite që nuk e ndërton. Atë rrugë e meritoni. Ti erdhe si pushtues sepse i lejove vetes të ndërmarrësh një fyerje kolektive. Fole si kopuk sikur ishe me ministreshat e tua. Por përgjigjen ta dha dibrania në sallë që tha “burrat tanë janë të mrekullueshëm”. Burrat e dibranë janë si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon.
© Panorama.al











