Durrës, plagoset me armë 1 person, në gjendje te rëndë për jetën

Sep 26, 2011 | 20:59

DURRES- Nje person mbeti i plagosur pak minuta më parë në Arapaj te Durrësit. I plagosuri është identifikuar si Indrit Dule, i cili njihej si një person me precedent të mëparshëm penal për plagosjen e një polici.

Dule ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka si motiv hakmarrjen.

© Panorama.al

Te lidhura