Dule: Disa grupe po ngrejnë kauza të paqena

Sep 22, 2011 | 19:10

TIRANE- “Ne jemi për një regjistrim që do të zgjidhë problemet ekzistuese dhe jo për një regjistrim që do shtojë problemet” Kështu u shpreh kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në parlament gjatë një interpelance të kërkuar nga vetë ai, me ministrin e Inovacionit, Genc Pollo lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë.

Për të gjithë ata që bëjnë deklarim të rremë të kombësisë, parashikohen gjoba, sipas Dules, kjo është një pikë e cila shkel hapur të drejtat e njeriut.

Ai tha se qeveria nuk ka punuar për informimin e popullsisë, duke lënë kështu hapësira për keqkuptime.

“Janë krijuar grupime që po ngrejnë kauza të paqena, në sajë të mosinformimit”- tha Dule.

Ndërkohë ministri, Pollo tha se censusi nuk shënjestron pakicat etnike.

“Janë të lirë të marrim pjesë të gjithe qytetarët shqiptarë, përfshirë edhe pakicat”- theksoi Pollo.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura