Moska kërkon një marrëveshje të gjerë dhe të dokumentuar për të garantuar një paqe afatgjatë në Ukrainë, deklaroi ministri i Jashtëm rus.
Sergei Lavrov tha se zgjidhja e konfliktit kërkon garanci sigurie për të gjitha palët dhe trajtim të shkaqeve të thella që sollën luftën.
“Pranimi i Ukrainës në NATO është i papranueshëm”
Lavrov theksoi se një nga çështjet kyçe për Moskën mbetet statusi i Ukrainës ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Shkaqet rrënjësore të konfliktit duhet të zgjidhen. Pranimi i Ukrainës në NATO është i papranueshëm për Rusinë”, u shpreh ai, duke iu referuar deklaratave të raportuara nga Reuters.
Shefi i diplomacisë ruse shtoi gjithashtu se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po ndërmerr hapa të mirëfilltë për të shtyrë përpara procesin e paqes.
Sipas tij, për të arritur stabilitet afatgjatë, nevojitet një paketë e plotë dokumentesh që të garantojë siguri të ndërsjellë dhe një arkitekturë të re sigurie mes palëve të përfshira në konflikt.
© Panorama.al












