“Trim i mirë me shokë shumë”- Rama: Bashkimi Evropian na duhet për mbrojtjen e vendit tonë!

Apr 18, 2025 | 20:12

Kryeministri Edi Rama foli sot nga Kashari në Tiranë për domosdoshmërinë e integrimit të vendit tonë në BE.

Screenshot_29

Rama tha se Shqipërisë i duhet BE-ja edhe për mbrojtje, pasi bota ndodhet në një epokë trazirash.

Sipas kryeministrit anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të arrihet vetëm nëse PS është në pushtet.

Edi Rama: Në një kohë kur bota po ndryshon ku rreziqet po shtohen ku lufta është kaq e pranishme dhe nuk është një film bardhezi, është shumë e rëndësishme që të jemi sa më të fortë…duhet të jemi trim i mirë me shokë shumë dhe në rastin e BE, mundësia, fati dhe zgjedhja jonë është të jemi me vende shumë të zhvilluara dhe shumë të forta edhe për mbrojtjen tonë nga të gjitha rreziqet që mund të na kanosen.

© Panorama.al

Te lidhura