Drews zbulon emrat e organizatorëve të dhunës

Dec 12, 2011 | 16:11

Komandanti i KFOR Erhard Drews ka deklaruar se janë identifikuar organizatorët dhe udhëheqësit e dhunës kundër ushtarëve të KFOR-it në barrikadat në Jarinje dhe Jagnjenicë, dhe se pas sulmeve në fjalë qëndron Zvonko Veselinoviç dhe vëllai i tij.

“Sulmi i dhunshëm në Jarinje është organizuar dhe udhëhequr personalisht nga Zvonko Veselinoviç. Ne kemi video inçizimet. Ndërsa në Jagnjenicë sulmet janë udhëhequr dhe organizuar nga vëllai i tij. Edhe për këtë kemi xhirimet”, ka thënë Drews, sipas agjencise se lajmeve Tanjug.

Sipas tij, Veselinoviç nuk kishte me fat sepse u godit nga një plumb gome në qafën e tij dhe, siç thotë Drews ai “është aktualisht jashtë loje.”

Ai ka shtuar se në bazë të incizimeve të KFOR-it, ata e dinë se kush ishin një numër i caktuar i njerëzve që morën pjesë në organizimin e incidentit.

Drews tha se xhirimet në fjalë u janë dorëzuar EULEX-it dhe se ky mision po punon ngushtë me autoritetet serbe lidhur me këtë çështje.

Drew këto komente i bëri në një bisedë me gazetarë serbë, të cilat janë në Kosovë, në kuadër të një organizimi nga Zyra Ndërkombëtare Civile.(express)

© Panorama.al

Te lidhura