Drejtësia ‘përballë’ politikës! Nga Altin Dumani, kryeprokurori dhe kreu i ILD! Të hënën raportim në Kuvend për krimin dhe korrupsionin

Oct 25, 2025 | 11:10

Këtë të hënë pritet një seancë e gjatë parlamentare, pasi të gjithë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë do të raportojnë para deputetëve në Kuvend.

altin dumani

Kuvendi do të dëgjojë raportimet vjetore për vitin 2024 nga drejtuesit e institucioneve të drejtësisë. Në foltore do të dalë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, për të paraqitur gjendjen e kriminalitetit në vend, ndërsa më pas do të raportojë drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Raportimi i Dumanit pritet të jetë ndër më të ndjekurit dhe më të ngarkuarit politikisht. Përballë tij, opozita e udhëhequr nga Sali Berisha pritet të kërkojë llogari për hetimet që kanë përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë, ndërsa vetë maxhoranca nuk shihet se do ta presë me entuziazëm, duke qenë se një prej figurave të saj kryesore, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është aktualisht nën hetim nga SPAK.

 

© Panorama.al

Te lidhura