Pas një muaji qytet më qytet, ku kanë prezantuar platformat dhe programet e tyre partitë politike mbyllin sot fushatën elektorale.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të mbajnë takimet përmbyllëse sot respektivisht në orën 19:30 dhe 19:00. Por ndryshe nga fushatat e mëparshme, takimet përmbyllëse nuk do të mbahen në sheshet kryesore, “Skënderbej” apo “Nënë Tereza”.
Partia në pushtet e kryeministrit Edi Rama do të zhvillojë takimin përmbyllës tek fusha e Parkut Olimpik. Ndërsa Partia Demokratike do të zbresë në zonën e Bulevardit të ri.
Kreu i qeverisë dhe kreu i PS, Edi Rama shkruan në Facebook: “Me falënderimin për mikpritjen e Vlorës dhe Durrësit, ju ftoj të shihemi sot në Tiranë, ora 19:30”
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje qytetarëve që ti bashkohen mitingut përmbyllës.
Në tubimin elektoral të PD nuk do të mungojë as drejtuesi i fushatës, amerikani Chris LaCivita.
“Sonte, ora 19:00 tek Bulevardi i Ri bashkohu përmbylljes së një rrugëtimi historik, drejt misionit për “Shqipërinë Madhështore””, shkruan Sali Berisha.
Kujtojmë që dita e shtunë, 11 maj do te jete heshtje zgjedhore, ku sipas kodit elektoral partite nuk lejohen te bejne fushate.
© Panorama.al











