Dosja Balluku, Fatos Lubonja: Kur flitet për 300 apartamente, nuk ka më shkelje barazie, por korrupsion i pastër! Kjo akuzë duhet t’i paraqitet dhe GJK

Dec 18, 2025 | 21:47

Analisti Fatos Lubonja foli mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” për korrupsionin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

fatos lubonja

Teksa flitet se në dosje janë 300 apartamente të përvetësuara nga korrupsioni i Belinda Ballukut, Lubonja thotë se nuk bëhet më fjalë për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë, por për korrupsion të pastër.

Kjo akuzë duhej sipas Lubonjës t’i paraqitej si argument edhe Gjykatës Kushtetuese.

Lubonja: Na lind një pyetje për SPAK. Nëse e ka 300 apartamente në dosje nuk është më shkelje e barazisë në tenderë, është korrupsion i hapur. Pse nuk ka ngriti akuzën për korrupsion që t’ia çojë më të qartë GJK. Si mund ti afrohesh 300 apartamenteve me shkelje barazie në tenderë.

Çështja që ngrihet, është kush do e fitojë këtë luftë? Ky që afrohet me doreza asaj ka dhe ky hallin e vet. Ndaj krimeve të tilla, 300 apartamenteve dhe thua shkelje barazie në tenderë. Përkrahës të Ramës thanë me një dënim dy vjet nuk mund të hiqet imuniteti. Nëse janë të vërteta flasim për brishtësinë e kësaj drejtësie. Është një temë e hapur kjo.

© Panorama.al

Te lidhura