Dosja Balluku, Artan Hoxha: Jashtë çdo imagjinate si një shtet ka funksionuar në aplikacionin Sinjal! Nuk ka “burrë nëne” t’i mbajë sekretet më! Shkon në Tunelin e Llogarasë, nuk janë dy urat

Dec 19, 2025 | 22:08

Gazetari Artan Hoxha ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” teksa foli mbi çështjen e Belinda Ballukut dhe ekstratet e dala në media nga dosja e saj.

hoxha artan

Hoxha shpreh habinë se si një shtet ka funksionuar në grupe whatsapp dhe aplikacionin Sinjal.

Më tej shtoi se asnjë sekret nuk mund të mbahet më, pasi po të shkosh në Tunelin e Llogarasë, nuk i gjen dy urat.

Artan Hoxha: Kanë kaluar çdo imagjinatë, jo se nuk i dinim. Por nuk kemi menduar se do kishin vepruar në këtë formë. Një qeveri që vepron në grupe uatspa, në grupe Sinjali. Kam thënë se nëse doni të flisni me një politikan të nivelit të lartë do thonë a keni sinjal. Vetë si mënyrë komunikimi nuk mundet një shtet të veprojë në grupe uatsapi. Këtë nuk e bën në universitet. Deri në shkollë të mesme pranohet. Të funksionojë një shtet i tërë, ministria më e rëndësishëm zv.kryeministrja, historia nis me një telefon. Bie kalaja e madhe nga një telefon. Nga telefoni i Evis Berberit. Kur kanë nevojë prokurorët e SPAK fërkojnë telefonin dhe del xhindi. Po qeshim se sqajmë dot.

Ajo që të surprizon për keq, si ka funksi0nuar ky shtet si ka kapur nga bota e nëndheshme, një ndërthurje kaq kapilare ,një industri që duket e frikshme që të ketë ndodhur më keq. Shpjegon se sa më shumë ndodhin skandale, aq më shumë fitonte mazhoranca. Dilte kryeministri në Kuç shënonte rezultatin dhe dilte fiks siç e kishte shënuar. Jemi në 1/8 të problemit, maja e Ajsbergut. Me këto përmasa është e frikshme. Nuk ka burrë nëne të mbajë sekrete. Shkon te tuneli s’ka dy ura, ku është sekreti.

E rëndësishme që të jetë një hetim shterues ti shkojë në themele këtij korrupsioni. Deri tani janë lodhur kot, me kryetarin bashkisë Fushë Arrëz. Këtu është bërë nami. Përmendet një shifër apartamentesh, edhe ajo që ka dalë pjesë të ekstratit. Dosja është shumë voluminoze. Opozita është në drejtën e vetë të përfitojë politikisht. Me 300 shtëpi do ishin sistemuar ata të pastrehët nga tërmeti. Duhet gjetur si ka funksionuar.

© Panorama.al

Te lidhura