Dosja “Aruba”/ Biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë, kërkesa që bëri sot në Gjykatën e Selanikut pas arrestimit në fundjavë! Në burg deri në…

Jun 15, 2026 | 13:22

Biznesmeni Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi për llogari të SPAK dhe GJKKO, në lidhje me akuzën e pastrimit të parave, trafikut të drogës, organizatës kriminale dhe dosjes “Aruba”, kërkon që të mos ekstradohet në Shqipëri.

spak-ilir-shtufi

Ai ka dalë sot para Gjykatës së Selanikut për procesin e masës së sigurisë me qëllim ekstradimin mes Interpol Athinës dhe Tiranës.

Më tej është Këshilli Gjyqësor kompetent do të vendosë për ekstradimin e 53-vjeçarit shqiptar të arrestuar në Selanik, pasi ai kërkohet nga autoritetet e vendit të tij për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash.

“53-vjeçari u arrestua në zbatim të Njoftimit të Kuq të Kërkimit Ndërkombëtar që ishte në pritje ndaj tij nga autoritetet shqiptare, të cilat kërkojnë arrestimin dhe ekstradimin e tij për veprat penale që dyshohet se janë kryer në vitin 2020 në Tiranë dhe konkretisht për “pastrim parash të kryer duke përfshirë fonde të nxjerra nga trafiku i drogës, pjesëmarrje në një organizatë të strukturuar kriminale dhe kryerje të veprave penale nga një organizatë kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”, njofton “Protothema”.

Sot ai u soll në Prokurorinë e Apelit të Selanikut dhe u vendos që të mbetet në paraburgim derisa këshilli kompetent të vendosë mbi kërkesën për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Sipas informacioneve, 53-vjeçari deklaroi para prokurorit se “nuk jep pëlqimin për ekstradimin e tij dhe mohoi akuzat, duke pretenduar se nuk ka përfshirje”.

Siç është vërtetuar nga hetimi i autoriteteve, 53-vjeçari hyri në Greqi të premten e kaluar nga stacioni kufitar i Kristallopigjit, ndërsa herët në mëngjes të së njëjtës ditë autoritetet shqiptare kryen hetime të koordinuara në vendin e tyre për arrestimin e tij dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje, informon “Protothema”.

Arrestimi i tij u bë nga oficerët e policisë të Nën -Drejtorisë së Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore , pas informacionit të transmetuar përmes kanaleve ndërkombëtare të bashkëpunimit policor dhe INTERPOL-it, dhe ai u gjet përfundimisht në një hotel në Selanik.

Dosja “Aruba”, emri i Ilir Shtufit, të akuzuarit dhe të arrestuarit, 20 masat e arrestit nga SPAK

Shtufi ka qenë aktiv në fushën e ndërtimit, ndërsa dyshohet se bashkëpunonte me këtë grup kriminal duke iu pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.

Në kuadër të këtij operacioni, GJKKO firmosi 20 masa sigurie, ndaj të cilat 15 ishin “arrest me burg” dhe 5 “arrest shtëpie” për trafik ndërkombëtar kokaine, pastrim parash në vlera miliona euro dhe organizatë kriminale.

Sipas hetimeve, grupi drejtohej nga Artur (Luçiano) Koçeku dhe vëllezërit e tij, të cilët trafikonin kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës dhe pastronin fitimet në Shqipëri përmes investimeve në ndërtim, resorte luksoze në jug të vendit dhe biznese të ndryshme. Në mesin e të akuzuarve është edhe Artur Shehu, i cili jeton në SHBA, ndaj të cilit është lëshuar urdhër arrest.

Gjatë operacionit u arrestua edhe biznesmeni Orest Sota, si dhe Orgest Birçaj, pronar i kompanisë Top Seven, e cila sipas hetimeve gjithashtu përdorej për aktivitetet e grupit. Në arrest shtëpie u vendos Edmond Jaupi.

Hetimet zbuluan gjithashtu një grupim tjetër të lidhur me Artur Shehun, të drejtuar nga Renato Hamzai. Sipas hetimeve, paratë e përfituara nga trafiku pastroheshin edhe përmes vëllezërve Adrian dhe Erjon Rama, nipat e Fatmir Ramës i njohur si Miri i Xhikes, i ekzekutuar në 9 mars 2003 në kompleksin luksoz Kartodromi, si dhe Leonard Bishajt, i njohur si Coco.

EMRAT E 20 TË AKUZUARVE:

-Artur Shehu

-Ilir Shtufi

-Ardian Zykaj

-Alfredo Hamzai

-Luciano Koçeku alias Artur Koçeku

-Dino alias Abedin Koçeku

-Ervin Koçeku

-Adrian Rama

-Erjon Rama

-Orgest Birçaj

-Elton Memeti

-Leonard Bishaj

-Arben Ismaili

-Edmond Jaupi

-Orest Sota

-Besnik Myftari

-Dritan Aga

-Astrit Vladi

-Kastriot Vladi

-Gezim Islami

© Panorama.al

Te lidhura