Protesta e 19-të qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ka nisur ndryshe nga ditët e mëparshme, teksa protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë marshuar drejt godinës së Parlamentit.
“Dorëzoni mandatet!”, “Poshtë qeveria!”, “Rama jep dorëheqjen!”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan para Parlamentit.
Protestuesit vendosën të drejtohen drejt Kuvendit, pasi kryeministri Edi Rama mori pjesë në seancën parlamentare ku u votua amnistia penale dhe projektligje të tjera.
“Rama në burg, Berisha në burg”, “Parlament i krimit”, ishin thirrjet e tjetra që u dëgjuan nga qytetarët, ndërsa deputetët dilnin nga seanca plenare.
© Panorama.al











