“PE dha mesazh të rëndësishëm”- Aktivistja: Qëllimi i protestave tona shumë i fortë, ligji për zonat e mbrojtura çoi në konflikt mjedisor dhe social

Jun 18, 2026 | 19:32


Edhe sot në ditën e 19-të protestuesit u mblodhën të shumtë në numër për të protestuar kundër qeverisë Rama.

protesta ambientalistja

Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt parlamentit dhe kryeministrisë, një aktiviste u shpreh për News24, se Parlamenti Europian dha një mesazh shumë të fortë me votën e djeshme duke kërkuar moslejimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura.

Aktivistja: Prej një muaj e gjysëm që protestoj në Zvërnec. Jam Besiana Guri aktiviste, kam ardhur çdo ditë dhe do vazhdojë të vijë. Qëllimi pse nisi protesta është shumë i fortë, projekti i Kushner që të ndërtohet në deltën e Vjosës, por jo vetëm të atij por edhe të gjitha projekteve të tjera. Dhe ajo çfarë pikënisja e këtyre projekteve pasoja e ligjit të ndryshuar në vitin 2024, për zonat e mbrojtura. Ky është ligji që i ka hapur rrugën projekteve duke na çuar në konflikte mjedisore por edhe konflikte sociale. Kërkesa jonë si aktivistë, shumë e qartë ligji duhet të anulohet. Tashmë vjen dhe një mesazh i rëndësishëm nga Parlamenti Europian, ku specifikisht kërkohet anulimi i amendamenteve për ligjin e zonave të mbrojtura dhe moratoriumi i të gjithë zonave të mbrojtura për projekte turistike, resorte, akomodimi, praktikisht real estate në zonat e mbrojtura.

Flamingot kanë qenë dhe më parë. Habitatin që përdorin sot flamengot, Narta është nga habitatet më të rëndësishme për shpendër migratorë, ku janë flamengot. Flamingot e kanë vizituar Nartën prej vitesh.

© Panorama.al

Te lidhura