Biznesmeni Donald Trump i ka dhënë fund çdo spekullimi të deri tanishem lidhur me kandidimin e tij për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 2012. Ai tha se nuk do të jetë kandidat republikan për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
“Unë i qëndroi bindjes se nëse do të kisha vendosur për të kandiduar, duhe të isha i sigurte së pari se do t’i fitoja zgjedhjet”- tha Trump nëpërmjet një deklarate.
Në fund të fundit, megjithatë, biznesi është pasioni im më i madh dhe ende unë nuk jam i gatshëm të largohem nga sektori privat, tha ai më tej.
Vendimi i Trump për të qenë konkurent për zgjedhjet presidenciale 2012 në SHBA, ndezi një debat të ashpër lidhur me vendlindjen e presidentit aktual dhe kandidatit për një mandat të dytë në zgjedhjet e 2012-s, Barak Obama.
Vetëm pak kohë më parë, Shtëpia e Bardhe publikoi certifikatën e lindjes së presidentit Obama duke hedhur poshte çdo dyshim.
© Panorama.al











