“Do të subvencionojmë fuqishëm sektorin e bimëve mjekësore”- Berisha: Do krijohen lehtësi të mëdha logjistike për grumbullimin!

Apr 17, 2025 | 11:48

Në takimin me prodhuesit e bimëve medicinale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u premtoi atyre subvencionim të plotë të gjithë procesit deri në eksport.

Berisha tha se me ardhjen e tij në pushtet do të krijohen lehtësi të mëdha logjistike të grumbullimit të këtyre bimëve.

Berisha: Prodhimet më të famshme tonat janë bimët aromatike dhe eterovajore, më të pëlqyerat, më të preferuarat në tregjet ndërkombëtare.

Kjo nënkupton që ne këtij sektori do i vëmë një rëndësi shumë të madhe. Do subvencionohet fuqishëm i gjithë procesi gjer në eksport.

Do krijohen lehtësi të mëdha logjistike të grumbullimit të këtyre bimëve. Do krijohen lehtësi të mëdha për industrinë e përpunimit të tyre në vend.

© Panorama.al

Te lidhura