Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos tha se nuk shikon rrugë tjetër të Shqipërisë përvec integrimit. Në konferencë me Ramën ai tha se do të nisin një fushatë në vendet anetarë të BE për njohjen e Shqipërisë.

Ajo u shpreh se projekti i anetaresimit te Shqiperise ne BE duhet te jete projekt i te gjithe shqiptareve.
“Detyra ime dhe angazhimi im është që unë duhet të marr masat, të kujdesem për faktin që Shqipëria të njihet akoma dhe më shumë në shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe për këtë arsye, ne do të fillojmë një fushatë komunikimi, ku me anë të së cilës dëshirojmë të tregojmë se përse Shqipëria do të bëhet, jo vetëm shtet anëtar i Bashkimit Europian, por çfarë vlere të shtuar do t’i sjellë Shqipëria Bashkimit Europian, pra nëse ju bëheni pjesë e familjes tonë”, tha zyrtarja e BE.
Marta Kos: Për mendimin tim është shumë e rëndësishme që procesi i anëtarësimit në BE të jetë një projekt i të gjithë shoqërisë shqiptare. Pra, jo thjeshtë vetëm çfarë po bëni ju qeveria, apo çfarë po bën kuvendi, por që të përfshihet shoqëria civile, organizatat e ndryshme, OJQ, por të përfshihet çdo qytet, çdo fshat, çdo rajon që qytetarët të arrijnë të kuptojnë se përse është e rëndësishme kjo gjë, ky proces dhe pse Shqipëria do të bëhet shtet anëtar.
Pra, me ç’shoh unë kjo është më shumë detyrë e juaja, ndërsa detyra ime dhe angazhimi im është që unë duhet të marr masat, të kujdesem për faktin që Shqipëria të njihet akoma dhe më shumë në shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe për këtë arsye, ne do të fillojmë një fushatë komunikimi, ku me anë të së cilës dëshirojmë të tregojmë se përse Shqipëria do të bëhet, jo vetëm shtet anëtar i Bashkimit Europian, por çfarë vlere të shtuar do t’i sjellë Shqipëria Bashkimit Europian, pra nëse ju bëheni pjesë e familjes tonë.
Kështu që, në këtë aspekt së shpejt ne do të kemi edhe një sondazh për zgjerimin, se si po ecën zgjerimi, cili është perceptimi për zgjerimin në Shqipëri dhe në bazë të gjetjeve, do të ndërtojmë edhe një fushatë. Dëshiroj shumë që të vijnë sa më shumë gazetarë të Bashkimit Europian në Shqipëri, për ta parë Shqipërinë nga afër. Për të parë pikërisht këtu se çfarë ndodh, jetën në Shqipëri. Dhe natyrisht angazhimi im do të jetë edhe që të bashkëpunojmë me shtetet anëtare, që kur ne themi dëshirojmë që ta përmbyllim procesin e negociatave deri në vitin 2027 për këtë na duhet mbështetja e shteteve anëtare. Kështu që, thirrja ime për të vepruar për median është: Ju lutem na ndihmoni që Shqipëria të njihet akoma më shumë dhe të vlerësohet në shtetet anëtare sepse kjo do ta bëjë vendimmarrjen nga ana e shteteve anëtare shumë më të lehtë.
Kam folur për një angazhim që ishte fushata e ndërgjegjësimit, por edhe një angazhim që dëshiroj ta propozoj, por përpara se t’ju tregoj për këtë angazhim timin, ose më saktë t’ju them që kam një dhuratë për ju. Angazhimi im është që unë jam shumë sportive, meqenëse vij edhe nga një familje sportive që është marrë me sport dhe ne kemi parë edhe Kampionatin Europian të futbollit dhe kam mësuar se sa të shpejtw jeni ju dhe Nedim Bajrami bëri për shembull edhe golin në sekondën e 23 dhe tashti e kuptova se sa të shpejtw mund të jeni ju edhe për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Ishte goli që bëtë kundër Italisë, kështu që urime, përgëzime sepse në fakt futbolli luan një rol të rëndësishëm edhe në jetën e shoqërisë shqiptare. Ndërsa basketbolli ka luajtur një rol të posaçëm në jetën tuaj kryeministër, kështu që dhurata ime për ju sot dhe në fakt kjo është simbolike për të gjithë Shqipërinë, se duam, aty thotë skuadra Europe, ekipi Europe dhe duam që e gjithë Shqipëria të bëhet pjese. Dhe ja ky është numri im në fakt, kështu që prandaj ju dhamë edhe numrin 11 me ekipin tonë. Është numri im vërtet.
© Panorama.al











