Analisti Agim Baçi ishte mbrëmjen e sotme në Log. News24 teksa foli mbi paraqitjen e zv.kryeministres Belinda Balluku në SPAK që pritet të ndodhë nesër.
Baçi thotë se nesër mund të ketë një akuzë nga prokurori për zv.kryeministren, ndërsa mendon se së shpejti do ketë dhe një rrokadë në qeveri.
Sipas tij, Rama po mendon pasuesen e Ballukut në ekzekutiv, si hapi i parë i një pasoje politike pas hetimit të numrit dy të qeverisë.
Agim Baçi: Do ketë pasoja politike. Për herë të parë a për instikt, zoti Rama tha ndryshe nga herë te tjera, ne do lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Këtë deklaratë herë të tjera e ka bërë shumë më vonë, fillimsht e ka mbrojturit. Lajmet që do shoqërohet që mund të ketë akuzë në SPAK, po mendohet, gjasat që po mendohet një rrokadë e shpejtë, kur janë bërë akuza të tilla Rama ka bërë lëvizje.
Mendoj se nga ajo refuzimi i ditës së parë që tregon shumë, gjetja e një modeli për të qenë në Rumani, për të fitim kohe. Shkon në këtë pikë që shumë gjasa që nesër do ketë një akuzë. Në qeveri ndryshojnë gjërat. Kryeministri Rama ka treguar që në raste të tilla e shmang. Pra që ne e mbështesim prapë SPAK-un. Ka lënë Berishën të sulmojë SPAK publikisht, kurse vetë është mbështetës.
© Panorama.al












