TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka dhene urimet e tij nga Franca per Diten Kombetare te Rinise.
Sipas tij, Shqiperia sot eshte vite drite larg asaj qe ishte ne dhjetorin e vitit 1990, kur te rinjte si shpresa e vendit luftonin per liri e demokraci.
Berisha ka dhene urimet e tij me te mira per gjithe te rinjte, te cilet sipas tij ishin percaktuesit e fitores edhe ne vitin 2009 dhe ka shprehur bindjen se do te jene pikersht ata qe do te bejne fitoren edhe ne 2013.
Ai ka vleresuar brezin e ri si forcen me te madhe te vendit per zhvillim e integrim ne familjen europiane.
Dita Kombetare e Rinise, kujtohet 8 dhjetori
Shqipëria kujton sot 8 dhjetorin, shpallur zyrtarisht si dita kombëtare e rinisë, në nder të lëvizjes studentore të vitit 1990.
Ishte 8 dhjetori 1990, kur studentë e pedagogë të Universiteteve të Tiranës, banorët e qytetit “Studenti”, u vunë në ballë të kthesës së madhe, protesta këmbëngulëse që u pasuan me rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.
Me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Liri, Demokraci”, studentë, të rinj e të reja kërkuan pluralizmin në Shqipëri, integrimin e vendit në Europë dhe një jetë të lirë e demokratike, ndryshe nga izolimi i frikshëm, që kishte sunduar për dekada.
Një sërë aktivitetesh pritet të zhvillohen sot në vend, në këtë ditë të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë.
© Panorama.al











