Dita e Rinisë, AK: Politika na la jashtë Europës

Dec 8, 2011 | 11:34

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi së bashku me shumë të rinj kanë kujtuar sot Ditën e Rinisë, në një tubim në Sheshin “Nënë Tereza”.

Përfaqësues të AK kanë akuzuar politikën shqiptare se edhe sot pas 21 viteve dy forcat politike shqiptare PD dhe PS e lanë jashtë vendin nga familja europiane.

Sipas AK studentët e dhjetorit në vitin 1990 u ngritën në këmbë për të rrëzuar një regjim, me moton që u ndezi zemrat ‘ E duam Shqipërinë si Europa’, por sipas saj sot shumë pak ka ndryshuar.

Aleanca Kuq e Zi duke akuzuar politikën shqiptare se për 21 vjet i ka pirë gjakun rinisë shqiptar,  thekson se ka ardhur koha për gjak të ri në jetën politike të  Shqipërisë.

© Panorama.al

Te lidhura