Sot në mbarë botën shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit. 27 janari ishte dita kur trupat sovjetike e çliruan kampin e vdekjes të Nazistëve gjermanë, në Aushvic – Birkenau në Poloni, në vitin 1945.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2005, këtë ditë e ka shpallur Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Me rezolutën e OKB-së, po ashtu hidhet poshtë çfarëdo refuzimi i Holokaustit si ngjarje historike, kërkohet nga shtetet, që të zhvillojnë programe arsimore për këshillimin e gjeneratave të ardhshme lidhur me tmerret e gjenocidit, dhe bëhet ftesë për mbrojtjen aktive të terreneve, që ishin të përfshira në Holokaust.
Këtë vit temë e përkujtimit është “Fëmijët dhe Holokausti”. Vlerësohet se afro 1.5 milionë hebrenj evropianë janë vrarë në Holokaust, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe gra.
© Panorama.al











