Nis shkolla, Topi: Entuziazëm për të qenë fitues

Sep 12, 2011 | 9:30

TIRANE- Presidenti i vendit, Bamir Topi nga gjimnazi “Petro Nini” ka uruar të gjithë nxënësit në të gjithë vendin për diten e pare te shkolles dhe nisjen e nje viti te mbare shkollor.

Ne viziten e tij ne kete shkolle, Topi ka vleresuar nivelin e larte te nxenesve qe dalin nga ky gjimnaz, duke inkurajuar per vijimin kembengules dhe zgjerimin e metejshme te dijeve per gjithe nxenesit.

“Kjo ditë mban entuziazmin për të rifilluar dhe për të qënë fitues. Ju uroj një vit të mbarë” tha Topi para nxenesve.

Sot, rreth 376 shkolla të mesme dhe 1749 shkollave 9-vjeçare kane nisuir diten e pare dhe kane pritur nxenes te vjeter e te rinj.

Plot 56 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, kurse  rreth 570 mijë nxënës do t’u kthehen shkollave.

© Panorama.al

Te lidhura