Dita e parë e shkollës, Berisha: Nis gara e dijes

Sep 12, 2011 | 9:30

TIRANE- Kreu i qeverise zgjodhi shkollen e mesme “Hoteleri – Turizem” per te uruar gjithe nxenesit per diten e pare te shkolles. Nisje te gares se madhe te dijes e ka quajtur Berisha fillimin e vitit te ri shkollor.

“Sot është një ditë e veçantë për të gjtihë familjet shqiptare, për të gjtihë fëmijët, nxënësit e këtij vendi që nisin vitin e ri shkollor. Fillimi i vitit të ri shkollor është edhe fillimi i garës më të bukur të njeriut, të shoqërisë, garës më të rëndësishme të kombi siç është ajo e dijes. Ndaj dhe unë ju uroj ju, të gjithë fëmijëve shqiptarë dhe në veçanti vogëlushët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës suksese dhe një vit të mbarë” tha Berisha ne fjalen e tij.

Ai ka deklaruar se qeveria do te beje gjithckaper dijen, si kusht për të ecur në projektin “Shqipëria një vend i zhvilluar”.

“Ju nisni këtë vit shkollor pasi refomat në fushën e arsimit po japin rezultate. Asnjë garë nuk është e vështirë sesa ajo e dijes por ajo përcakton suksesin e të gjitha garave të tjera” tha ai.

Sipas tij, qeveria dp te kushtoje vemendje te vecante ndaj shkollave profesionale dhe afrise me tregun e punes. “Arsimi profesional përbën një nga problemet që duhen zgjidhur në arsimin shqiptar. Unë u bëj thirrje prindërve që ti adresojnë fëmijët në shkollat e mesme profesionale dhe i garantoj ata se nuk do të kenë shmangie nga universitet” theksoi Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura