“Dil nga zyra dhe jep dorëheqjen, pa drejtësi s’ka BE” – Me pankarta e tymuese, partia “Mundësia” proteston kundër Ballukut para kryesisë së Kuvendit

Dec 19, 2025 | 11:06

“Dil nga zyra dhe jep dorëheqjen”, “Pa drejtësi nuk ka BE”, “Jo shtetit që të merr peng” janë disa nga pankartat që protestuesit e partisë Mundësia mbajnë para kryesisë së Kuvendit, teksa po protestojnë kundër të pandehurës Belinda Balluku.

Brenda kryesisë po vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet për kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin zëvendës kryeministres të pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

protesta7 protesta6 protesta5 protesta4 protesta3 protesta2 protesta1

 

© Panorama.al

Te lidhura