FUSHE KRUJE- Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, por për fat nuk ka pasur njerëz të dëmtuar nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Krujë, në banesën në pronësi të shtetasit Surja Curraj. Policia që mbërriti pas kërkesës për ndihmë në vendin e ngjarjes nuk ka mundur të bëjë shumë, pasi zjarri kishte shkaktuar dëme materiale.
Sipas hetimeve të para dyshohet se shkak i zjarrit të menjëhershëm të ketë qenë një shkëndijë elektrike, megjithëse për këtë do të dilet në përfundim pasi të mbyllen hetimet.











