“Diella”, anëtarja e parë e qeverisë e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Rama: Mandati i saj nuk do të ketë as kufij gjeografik, as kufij kombësie!

Sep 11, 2025 | 13:30

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në Asamblenë e PS, se “Diella”, e cila do të mbajë titullin Ministre Shteti për Prokurimet Publike, do të ketë në dorë menaxhimin dhe mbikëqyrjen e tenderëve publikë, një fushë shpesh e kritikuar për mungesë transparence.

Screenshot_7

“Me këtë zgjedhje, prokurimet do të jenë të pakorruptueshme”, u shpreh Rama, duke lënë të kuptohet se Inteligjenca Artificiale do të eliminojë ndërhyrjet njerëzore në procesin e dhënies së tenderëve.

Në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama tha se bashkëpunimi për rritjen e mjeteve të inovacionit është kyç për të ardhmen e qeverisjes, ndërsa prezantoi Diellën si një nga gurët e rëndë të këtij vizioni.

“Në bashkëpunim me një ministre të re shteti, e cila është krijuar nga Inteligjenca Artificiale dhe publiku e njeh me emrin Diella. Falë saj janë ofruar 972 mijë shërbime dhe 36 mijë e 600 dokumente me vulë digjitale për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, nga platforma e re e e-Albania,” – u shpreh Rama.

Rama tha se Diella është anëtarja e parë e qeverisë që nuk ekziston fizikisht, por vepron virtualisht, e pajisur me mandat të posaçëm për të thyer barrierat e paragjykimeve dhe ngurtësinë burokratike të administratës publike.

Sipas kryeministrit, do do të mbështetet nga një strukturë e posaçme për adoptimin e AI në proceset qeverisëse, dhe do të ketë kompetenca të zgjeruara për transformimin digjital të shtetit.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se, në mbledhjen e fundit të qeverisë aktuale, është marrë vendimi për nxjerrjen e tenderave jashtë ministrive, dhe në mandatin e katërt, qëllimi është që Diella të bëhet shërbyesja kryesore për Prokurimet Publike.

Duam që tenderat në Shqipëri t’i kalojmë hap pas hapi tek AI, duke i bërë 100% të pakorruptueshëm dhe çdo fond publik të jetë 100% i lexueshëm,” tha Rama.

Edi Rama: Me rëndësi është bashkëpunimi për rritjen e mjeteve të inovacionit. Në bashkëpunim me një ministre të re shteti, e cila është krijuar nga Inteligjenca Artificiale, dhe publiku e njeh me emrin Diella. Fale 972 mijë shërbimeve dhe 36mijë 600 dokumente me vule digjitale që ajo u ka dhënë shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë nga platforma e re e E Albania.

Della anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme por virtualisht e krijuar nga inteligjenca artificiale e një qeveria, do të ketë në mbështetje një strukturë të posaçme për adoptimin inteligjencës artificiale në proceset qeverisëse si dhe njW mandat të posaçëm për të shembur barrierat e paragjykimeve, frikërareve dhe më rëndom akoma ngurtësisë së administratës.

Dje në mbledhjen e fundit të qeverisë së tretë, u mor dhe vendimi i fundit, për nxjerrjen e tenderave jashtë nga ministritë. Në mandatin e katërt, duhet bërë “Diella” shërbyesja e prokurimeve publike, të cilat duam t’ia kalojmë hap pas hapi AI-së, duke e bërë Shqipërinë një vend ku tenderat publik janë 100% të pakorruptueshëm dhe ku çdo fond publik që kalon përmes procedurës së tenderit është 100% i lexueshëm.

Kjo nuk është fantashkencë, por detyrë e “Diellës”. Mandati i “Diellës” nuk do të ketë as kufij gjeografik, as kufij kombësie dhe struktura në mbështetjen e saj do të ketë të drejtën të punësojë këtu talente nga e gjithë dynjaja.

© Panorama.al

Te lidhura