Dialogu politik, Fratini e Lambrinidis në Tiranë

Sep 7, 2011 | 18:28

Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini dhe ai grek, Stavros Lambrinidis do të zhvillojnë një vizitë zyrtare më 12 shtator në Tiranë. Mësohet se qëllim i vizitës së tyre është nxitja e dialogut politik në Shqipëri.

Dy ministrat e jashtëm do të takohen me drejtuesit më të lartë politik në vend, ndërsa do të jenë të shoqëruar edhe nga ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Etore Sekui.

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan në një deklaratë të një dite më parë me rastin e nisjes së sesionit të ri parlamentar, u ka bërë gjithashtu thirrje deputetëve të parlamentit  shqiptarë, që të jenë pjesë e një dialogu konstruktiv për të ardhmen e vendit.

© Panorama.al

Te lidhura