Dialogu, pa marrëveshje të reja Kosovë – Serbi

Dec 2, 2011 | 9:43

BRUKSEL- Dita e dytë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit është mbyllur pa marrëveshje të reja.   Shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se Serbia nuk ka pranuar marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Europian për menaxhimin e integruar të kufijve. Gjatë një deklarate për KTV-në, kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se “Kosova e ka pranuar marrëveshjen ndërsa Serbia jo”.

“Ne e kemi pranuar marrëveshjen, por tani e tutje i mbetet BE-së që të merret me Serbinë në ditët në vazhdim. Kosova edhe sonte ka fituar një vlerësim të lartë para miqve

Ajo shpreson se Bashkimi Europian do t’i bëjë presion Serbisë për ta pra pranuar marrëveshjen për kufijtë.

Edhe shefi i delegacionit të Serbisë, Borislav Stefanoviq, e ka konfirmuar për mediet serbe se takimi ka përfunduar pa marrëveshje.

Ende nuk është e qartë nëse ky raund bisedimesh do të vazhdojë edhe të premten apo Cooper do ta shpallë të mbyllur.

© Panorama.al

Te lidhura