Dhunimi i vëllezërve, KSHH: Të hetohet

May 23, 2011 | 10:44

TIRANE- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kerkuar hetim dhe venie para drejtesise te pergjegjesve per dhunen ndaj dy vellezerve Urim dhe Shpëtim Marku, te keqtrajtuar sipas KSHH nga policia pas kthimit nga protesta e opozites para KQZ-se.

Permes nje deklarate per mediat, publikuar sot, KSHH sqaron se ngjarja ka ndodhur në Bulevardin “Zogu i I”, në afërsi të Ministrisë së Drejtësisë, mbasi personat e mësipërm ishin kthyer nga tubimi i organizuar para selisë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Dy vellerezit akuzohen per kundershtim dhe fyerje te punonjësve te policisë.

“KShH e pa të nevojshme të reagojë publikisht, sepse raste të tilla janë të përsëritura. Kjo është vënë re sidomos mbas shpërndarjes së tubimeve ndaj personave të identifikuar si pjesëmarrës në to”- thuhet ne njoftimin per shtyp.  Sipas KShH probleme te tilla te ngjashme  janë përmendur edhe në raportin e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të KE-së lidhur me ngjarjen e 21 Janarit 2011, që mbas tubimit, u ndaluan dhe u keqtrajtuan një numër i konsiderueshëm pjesëmarrësish në tubim, midis tyre edhe kalimtarë të rastit.

“KShH mendon se organet përkatëse duhet të reflektojnë për të dhënat ekzistuese që paraqiten në raportin e sipërpërmendur. Ndërsa për rastin konkret, KSHH mendon dhe shpreson për një hetim të shpejtë, transparent dhe të paanshëm”- perfundon deklarata.

© Panorama.al

Te lidhura