Qeveria e Egjiptit do të përdorë “grushtin e hekurt” që të ruajë sigurinë kombëtare. Deklarata nga ministri i Drejtësisë në vend, Abdel Aziz al Gindi, u bë pas përleshjeve mes myslimanëve dhe të krishterëve në vend, që la të vrarë 10 persona dhe dhjetëra të tjerë të lënduar. Gindi tha se autoritetet “do të godasin më grusht të hekurt të gjithë ata që duan të rrezikojnë sigurinë kombëtare”. Deri tani 190 persona do të përballen me gjyqin ushtarak, për shkak të përleshjeve që kanë krijuar dhunën më të madhe në Egjipt, që prej largimit nga pushtetit të ish-Presidentit, Hosni Mubarak. Përleshjet nisën pasi disa myslimanë shkuan në Kishë për të kërkuar nga të krishterët që të lënë të lirë një grua (që thuhet se po mbahet e izoluar pa dëshirën e saj), e cila është konvertuar në islam.











