“Dhënia e 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West, e turpshme!” – Aktivistja: Njerëzit nuk marrin dot kurim mjekësor, shkollat e spitalet janë skandaloze! SPAK duhet të veprojë

Jul 10, 2026 | 16:02

Aktivistja Luçiana Kokaj e cilësoi si të turpshme vendimin e qeverisë së Edi Ramës për të dhënë 4 milionë euro për koncertin e reperit të njohur, Kanye West.

kanye west edi rama

Në një intervistë për News24, ajo deklaroi se qeveria nuk iu mundëson trajtimin e duhur shëndetësor njerëzve, si dhe shkollat e spitalet janë në gjendje skandaloze, ndërkohë që nga ana tjetër, merr miliona nga fondi rezervë për t’i dhënë për një koncert.

Ajo kërkoi që SPAK të nisë hetimet për këtë çështje, por edhe për “Albanian Files”, për të hetuar projektet që përfshihen në të.

“Investimi i shtetit tek koncerti i një individi privat është u turpshëm. Ata dalin dhe denoncojnë shqiptarët që lënë “review” të këqija ndërkohë që për vete investojnë në një biznes privat. Ndërkohë që ke shqiptarë që nuk marrin ndihma mjekësore, që kanë nevojë për kurim jashtë shteti, dhe nuk ua mundëson shteti trajtimet. Shteti paska lekë për të investuar për Kanye West, por nuk ka lekë për të çuar shqiptarët për të kuruar kur ai vetë nuk ua ofron kurimin. Ka shkolla dhe spitale në gjendje skandaloze.

Kur preken rezervat e shtetit për një koncert më duket banale, ndërkohë që kur na ndodhi tërmeti nuk kishim mjaftueshëm në rezerva po hapëm GoFundme me dhe kërkuam lekë nëpër Evropë. Ndërkohë që tani kemi lekë te fondi rezervë. Besoj se institucionet e drejtësisë do të bëjnë punën e vet.

SPAK duhet ta veprojë, të shikojë edhe “Albanian Files”, lejet që janë dhënë dhe se si janë bërë marrëveshjet. Bisedat kanë qenë në tavolinë shumë përpara ndryshimit të ligjit 21/24. Ai ligj është ndryshuar për të favorizuar miq të Ramës që spak duhet të hetojë.”, tha aktivistja.

 

© Panorama.al

Te lidhura