Revolta masive, Lubonja: Drejtësia mund të përshpejtojë dorëheqjen e qeverisë! Duhet të veprojë, mund të marrë të pandehur edhe Ramën

Jul 10, 2026 | 15:37

Analisti Fatos Lubonja deklaroi se drejtësia është një faktor që mund të veprojë për të përshpejtuar dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës.

lubonjaaa

Në intervistën për News24, ai deklaroi se protesta duhet të vijojë me këmbëngulje deri në largimin e qeverisë, por shtoi se rol duhet të luajnë edhe institucionet e drejtësisë dhe faktori ndërkombëtar duke përshpejtuar rrëzimin e saj.

Sipas Lubonjës, me aktet që ka ndërmarrë qeveria, drejtësia mund të marrë të pandehur edhe kryeministrin Edi Rama.

“Duke pasur përballë një regjim që nuk di të korrigjohet, protesta po zgjat kaq shumë. Nuk iu përgjigj që në fillim duke anuluar ligjet që ka bërë sepse me këtë sistem mbahet në këmbë.

Në këtë situatë, ajo që duhet të ndodhë, sipas mendimit tim është që protesta të vazhdojë të këmbëngulë deri në atë pikë që qeveria të japë dorëheqjen, e cila mund të përshpejtohet nëse drejtësia do të veprojë.

Dhe gjithë këto akte, duke marrë edhe Ramën si të pandehur. Më pas, nëse qeveria jep dorëheqjen kur ndërhyn drejtësia dhe ndoshta edhe ndërkombëtarët ndërgjegjësohen se nuk mund të fusin në Evropë një narkoshtet, ideja është e qartë.

Nuk është se kjo protestë ka nxjerrë parti politike. Por të instalohet mundësia e demokracisë dhe një qeveri teknike bën të mundur që të pastrojë institucionet dhe të bëjë të mundur zgjedhjet e lira. Institucionet e drejtësisë nuk kanë vepruar dhe nuk po veprojnë dhe ky është problem që e kemi pasur historikisht.”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura