Gjykata e Posaçme shpalli sot (26 nëntor) fajtorë dhe dënoi 2 persona të pandehur për korrupsion zgjedhor në zgjehdjet lokale të vitit 2019 dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
Bëhet fjalë për ish-zyrtarin e AKSH-it (Kadastra) në Tiranë, Dritan Stroka dhe kryeplakun e fshatit Sauk, Agim Osmani, të cilët janë arrestuar vitin e kaluar dhe akuzuar se jepnin legalizime dhe bënin favore të ndryshme në këmbim të votave për Partinë Socialiste.
Ish-specialisti Stroka është dënuar me 2 vite burgim, sikurse edhe ish-kryeplaku Osmani, por këtij të fundit, pas masës së kryer në paraburgim, i është konvertuar pjesa tjetër në 24 muaj dënim me kusht.
Gjyqi u mbajt me procedurë të shkurtuar, pasi të pandehurit pranuan aktet e dosjes penale. hetimet kishin nisur prej vitit 2020 nga SPAK.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca.
Vitin e kaluar GJKKO me kërkesë të SPAK kishte dhënë dy masa sigurie “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” dhe një “detyrim paraqitje” për operacionin e ndërmarrë ndaj të dyshuarve.
Një hetim i regjistruar në mars të vitit 2020 nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me korrupsionin në zgjedhjet vendore të vitit 2019 është finalizuar nje ditë me parë me arrestimin e katër personave.
Dritan Stoka zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës, (Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ASHK) dhe kryeplaku i Saukut në Tiranë, Agim Osmani u arrestuan mbrëmjen e 26 prillit 2024, pasi akuzohen për korrupsion zgjedhor gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2019 dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
Arrestimi i Dritan Stokës, dhe Agim Osmanit u krye me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO, më 25 prill 2024. Ndërsa është lënë në atë kohë në “arrest shtëpie” Alqi Hajdiku ish jurist i Aluizmit dhe detyrim paraqitje Ylli Baruti i cili luante rolin e sekserit.
Vendimi i plotë i GJKKO:
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Dritan Stoka dhe Agim Osma, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, 328 dhe 25 të Kodit Penal”.
- Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 76, datë 26.11.2025 vendosi:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Stoka për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Stoka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, i pandehuri Dritan Stoka dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vite burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Dritan Stoka me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vite burgim.
- Vuajta e dënimit për të pandehurin Dritan Stoka të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Agim Osma për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Agim Osma për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, i pandehuri Agim Osma dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vite burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Agim Osma me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vite burgim.
- Në zbatim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur pa vuajtur, duke e vendosur të pandehurin Agim Osma në provë për një periudhë kohe prej 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ai ka vëndbanimin e tij.
Në zbatim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri Agim Osma që të mos shoqërohet me persona të dënuar.
- Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e caktuar me vendimin nr. 47, dt. 28.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit”.















