Detajet të reja janë zbardhur nga vrasja e bujshme e mbrëmjes së sotme në Elbasan, ku gjeti vdekjen Edmond Mahalla. Biznesmeni u qëllua me dy plumba në kokë, teksa ndodhet në makinë pranë karburantit, biznesit të tij në Unazën Jugore të qytetit.
Gazetarët Fatmir Popja dhe Xhensila Kodra bëjnë me dije se është qëlluar dhe ka gjetur menjëherë vdekjen, teksa rrethanat mbeten të paqarta, po ashtu dhe motivet. Gjithçka për momentin është mister.
E gjithë zona është e survejuar nga kamera dhe qarkullimi në këtë aks rrugor ku ka ndodhur ngjarja, ka qenë jashtëzakonisht e dendur dhe mbërritja e forcave të policisë ka qenë mjaft e shpejtë.
Atentati duket i mirë organizuar dhe atentatorët kanë organizuar vrasjen, duke u larguar vetëm pasi janë bindur se personi ka ndërruar jetë.
Dyshohet se janë dy persona që kanë kryer ngjarjen. Nuk dihen ende lëvizjet e tyre si janë afruar në ambjentet e karburantit.
Ka dyshime se kanë lëvizur me një automjet. Fillimisht po merren në pyetje dëshmitarë okularë por nuk ka të dhëna konkrete, apo persona të dyshuar për ekzekutimin e Edmond Mahallës.
Dyshimet po verifikohen për pista të mëparshme hetimore, me ndonjë konflikt të mundshëm. Nuk dihet se nëse i vrari ka patur konfliktet të mëparshme. Pritet të merren në pyetje dhe familjarë të tij.
© Panorama.al












