Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vetëdorëzimin në policinë e Shkodrës Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët shpallur në kërkim nga policia për dhunimin e 62-vjeçarit Vladimir Bruçi.
Mësohet se pas vetëdorëzimit dje, Policia ka kryer veprimet duke bërë tashmë ndalimin e tyre. Sakica dhe Troshani ndodhen në paraburgim dhe do të dalin në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë në vijim.
Sakica dhe Troshani kanë deklaruar se janë vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës lidhur me këtë ngjarje për të dhënë sqarimet dhe pretendimet e tyre. Ata kanë deklaruar se janë pajtuar me Vladimir Bruçin për konfliktin dhe për këtë arsye janë paraqitur edhe në polici.
Sakica dhe Troshani ishin në masën e arrest me burg për ngjarjen e 3 qershorit 2024 ku 5 persona me sende të forta dhunuan Vladimir Bruçin për një vendparkim. Dy të rinjtë janë me masë sigurie nga gjykata vetëm për këtë ngjarje.
Për dy të rinjët ka dyshime për pëfshirjen në masakrën e Dobraçit, ku u vra Arlind Bushati, Hamza Lici dhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha.
© Panorama.al











