Dështon transferimi te Milani për arsyen e pazakontë, Juventusi gati të përfitojë shërbimet e sulmuesit të Premier Ligë

Feb 2, 2026 | 16:35

Zhan-Filip Mateta nuk do të jetë lojtar i Milanit. Marrëveshja me Kristal Palas ka dështuar për shkak të testeve mjekësore, ndërsa është arsye e pazakontë duke qenë se bëhet fjalë për një lojtar nga Premier Ligë.

Screenshot 2026-02-02 162751

Interesant është fakti se 28-vjeçari mund të kalojë te Juventusi. “Zonja” ishte futur në garë së fundmi për francezin, që ishte shumë pranë firmës me Milanin.

Mbetet për t’u parë ndërkohë, nëse Milani do të provojë nënshkrimin e një tjetër sulmuesi. Igli Tare ka vetëm pak orë të mbetura para përfundimit të merkatos.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura