TIRANE- Ambasadori i SHBA-se ne vendin tone, Aleksander Arvizu ka takuar kreun e PS-se, Edi Rama dhe pas tij, kreun e qeverise Sali Berisha.
Takimet kane qene me dyer te mbylluara.
Takimi me Ramen mbajtur ne seline roze larg vemendjes se medias erdhi menjëherë pas djegies të raundit të dytë të votimit për presidentin e ri të vendit.
Pas tij, ne oren 12:00 ambasadori u gjend në zyrën e kryeministrit Berisha me te cilin bisedoi per rreth 45 minuta.
Pas takimit me Ramen, Arvizu deklaroi se te dyja palet jane per t’u inkurajuar dhe vleresuar, pasi po përpiqen të nxjerrin një kandidat për president të vendit.
“Raundi i tretë ka hapësira për 84 vota. Unë i kam ndjekur me vëmendje deklaratat e mbrëmshme të kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së Rama. Unë mendoj se Rama edhe PS-ja meriton vlerësim për arsyen se ata nuk insistojnë që kandidati të jetë i së majtës. Gjithashtu edhe PD-ja dhe kreministri Berisha meritojnë vlerësim që e ka bërë të qartë që ai po bën përpjekje që të prezantojë një kandidat që ai të ndihet komond që të punoj dhe nuk përfaqëson interesat partiake. Ata po përpiqen të nxjerrin një kandidat dhe besoj se duhet të inkurajojmë një kandiat” tha Arvizu.
Ambasadori Arvizu ishte i pranishëm edhe në seancën plenare, parashikuar te niste ne oren 10..0 por qe nisi me vonese e u mbyll brenda pak minutash, vetem me njoftimin e kryeparlamentares per ezaurim te raundit te dyte dhe thirrje te Konferences se Kryetareve per caktimin e raundit te trete.
© Panorama.al











