Desada Metaj me djalin 2-vjeçar në stadium, e përgatit ta bëjë futbollist

Jan 7, 2012 | 14:01

Nëse të gjitha mamatë e reja do të mund t’i shihni në një park lodrash, ku argëtojnë fëmijët e tyre të vegjël, Desada Metaj ka zbuluar një vend shumë interesant dhe ndoshta të pazakontë për djalin e saj vetëm 20- muajsh, Andrean. Gazetarja e njohur prej 13 vjetësh, edhe si prezantuese lajmesh e kryeredaktore e emisionit “Opinion” në Tv “Klan”, në këto ditë festash ka menduar diçka ndryshe për të argëtuar të birin, ndërsa është fotografuar në stadium. Me sa duket, ia ka zbuluar dëshirën e tij, pasi i biri ka shumë kuriozitet të shohë djemtë, kur luajnë futboll. Meqë Tirana nuk të ofron luksin e shumë terreneve sportive, gjatë fundjavës Desada dhe bashkëshorti i saj Sokoli e shoqërojnë Andrean e vogël tek kompleksi «Dinamo », ku ka të rinj që luajnë futboll, me disa prej të cilëve ai është miqësuar. Edhe pse është shumë herët për të kuptuar hobet e një fëmije, deri tani atij i pëlqen të luajë me top, dhe ndoshta s’është çudi që një ditë ai të bëhet futbollist. Deri atëherë do të shohim. Tashmë dihet duket se Desada, ndonëse me një punë shumë impenjative në televizion, kalon një kohë të mirë me djalin e saj, që erdhi në jetë në mars të vitit 2010.

© Panorama.al

Te lidhura