“Deri më tani Balluku ka 13 çështje”- Shemsi Prençi: Problemi sa do i dalin më pas! I erdhi radha të arrestohet, SPAK ka në vëzhgim edhe lidhjet nepotike

Dec 17, 2025 | 21:48

Ish-kreu i policisë Shemsi Prençi ishte mbrëmjen e sotme në Oponencë teksa foli për dosjet e nxehta të AKSHI dhe zv.kryeministres Belinda Balluku.

shemsi prenci

Prençi tha se SPAK ka në vëzhgim çdo lëvizje edhe të kushërinjve të atyre që janë në hetim.

Sipas tij, Ballukut mund t’i dalin edhe çështje të tjera përveç 13-ëve që ka aktualisht SPAK në hetim ndaj saj, ku 7 janë vetëm lote rrugësh.

Por Prençi tha edhe se SPAK ka gjetur në hetimet për AKSHI-n, të implikuar edhe familjen Rama, ku përfshihet sipas tij bashkëshortja Linda.

Shemsi Prençi: Këtu janë ustallarët në mbështetje të SPAK dhe BKH, kanë në vëzhgim çdo lëvizje jo vetëm të kushërinjve por edhe aty që janë në varr.

AKSHI është agjenci në varësi të qeverisë shqiptare. Drejtpërdrejtë. Askush, asnjë dikaster tjetër nuk ka dorë në AKSH, vetëm kryeministri. Qeveria përgjigjet për informacionin. Jo pa qëllim është renditur si pushteti i pestë, por për mua është pushteti 1. Pa informacion nuk ka qeverisje.

Kemi patur një të arrestuar VIP në Shqipëri, për arsye madhore janë shpëtuar bashkëshortja dhe djali. Ka qenë premtim. SPAK ka ndjekur një taktikë, edhe me trajtimin me ndërkombëtarët, prokurorët e SPAK dhe BKH kanë marrë disa tematika të sjelljes, ndryshe kriminelin që vret, ndryshe me kriminelin me kollare. SPAK regjistron çështjen jo subjektin. Kur implikohet filani për 1000 arsye, ndahet një fashikull më vete, për shkak të lidhjeve që të çojnë shumë lart. Bashkëshortja e kryeministrit është në çështjen e AKSHI, disa herë, por do ti vijë radha.  Pse nuk arrestohet Bela bërtitshim ne? Dhe ne ju thoshim mos u mërzisni. Erdhi radha. Një koleg më tha pse nuk goditet filani.

Mos u mërzit, i thashë se e ka radhën nesër. Edhe këto për të cilët ke merak, deri më tani Bela ka 13 çështje prokurimi deri më tani. 7 janë për lotet. 13 deri më tani që është në hetim. Problemi sa do dalin më pas. Familja Rama, deri më këto momente është në dy çështje të rëndësishme të AKSHI, është çështje baxhanakësh. Mos u mërzisni për lidhjet nepotike. Në momentin që ke baxhanakun në krahun e djathtë, motrën e baxhanakut në të majtë nuk je prapë i sigurt.

© Panorama.al

Te lidhura