
Deputetja e Partisë Socialiste, Rudina Seseri ka dorëzuar mandatin e saj. Nëpërmjet një letre drejtuar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, Seseri ka bërë me dije arsyet që e kane shtyrë drejt këtij vendimi.
Në letrën dërguar Topallit, ndër të tjera Seseri shkruan se për arsye personale dhe angazhim më të madh profesional nuk do mund të vazhdojë më tutje mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë.
Seseri ka shpjeguar se shkëputja e saj është efektive dhe e menjëhershme. Mandati im i kalon kandidatit tjetër në listën për deputet në qarkun Durrës, ka shkruar më tej ajo.
Po kështu Seseri ka njoftuar edhe kreun e PS-së, Edi Rama, ku e ka falenderuar per mundesine, siç e ka quajtur ajo, të rrallë, qe i kreu socialsit i ka dhene me kete mandat.
© Panorama.al











