KQZ, ndihmë policisë për të vendosur qetësinë

May 17, 2011 | 18:30

TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka kërkuar ndihmën e forcave të Policisë së Shtetit për të larguar nga ambjentet e sallës së mbledhjeve deputetët e Partisë Socialiste, të cilët gjenden aty prej disa orësh.

Drejtori i Komisioneve në KQZ, Alfred Spahiu lexoi para deputetëve vendimin.

Sipas këtij vendimi në sallën e mbledhjeve të KQZ-s, gjatë mbledhjeve do të jenë të pranishëm vetëm ata që janë autorizuar, përfaqësuesit ligjor të partive politike, mediat dhe anëtarët e KQZ-së.

Deputetet e opozites gjenden ne ambjentet e KQZ-se pre disa oresh, per pasoje KQZ shtyu per neser ne oren 10: 00 mbledhjen e rradhes.

Shtyhet mbledhja e KQZ për nesër në orën 10:00

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë asnjë mbledhje të këtij organi.

Lajmi eshte konfirmuar nga zedhenesi i KQZ-se, i cili tha se mbledhja e rradhes do te mbahet neser ne oren 10:00.

Mesohet se deputetet e Partise Socialiste, te cilet bllokuan per disa ore KQZ-ne, vazhdojne te jene prezent ne sallen e mbledhjeve, ndersa ende nuk eshte marre nje vendim nese do te largohen apo do vazhdojne te qendrojne aty. Ajo qe konfirmohet eshte se deputetet do te rikthen ne KQZ, ne kohen kur do te shqyrtohet akti per fletet e kontestuara per Tiranen.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritej qe sot të diskutonte aktin per shqyrtimin e fleteve te kontestuara ne Tirane, te hedhura ne kutite e gabuara, të cilat parashikohen të jenë pjesë e rezultatit për Tiranën.

Por situata në KQZ u tensionua pas mbërritjes së deputetëve të Partisë Socialiste në këtë institucion.

“KQZ  nisi mbledhjen rutinë për ankesat, në lidhje me votat e hedhura në kutitë e gabuara, salla u mbush me deputetë socialistë, ku ata filluan të përplasnin këmbët në tokë duke adresuar fyerje ndaj anetareve te KQZ”-  njoftoi më herët gjatë ditës zëdhënësi i KQZ-së.

Vetë kryetari, Arben Ristani pezulloi mbledhjen në të cilën kishin nisur të diskutoheshin kërkesat ankimore të mbërritura në KQZ.

Sipas zëdhënësit, në kushtet kur deputetët e PS-së ishin në sallë presioni ishte prezent, ndaj dhe mbledhja u shty.

Forca të shumta policie mbërriten aty gjatë ditës, pasi në oborrin përpara KQZ-së ishin mbledhur edhe disa simpatizantë të opozitës.

© Panorama.al

Te lidhura