Depresioni, hidhet nga kati i pestë 30-vjeçari

Sep 8, 2011 | 11:23

TIRANE – Një 30-vjeçar, që sipas Policisë vuante nga depresioni, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të pestë, në pallatin ku banonte, në Tiranë. Sipas burimeve nga Policia, viktima është Taip Çiço, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga përplasja e fortë në tokë, për shkak të lartësisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në afërsi të sheshit “Avni Rustemi”, në kryeqytet. Trupi i pajetë i 30-vjeçarit të vetëvrarë është dërguar në Morgun e kryeqytetit dhe paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë hemorragjia në organet e brendshme. Sipas burimeve nga Policia, vetëvrasja dyshohet të ketë ndodhur në kushtet e një depresioni të rënduar psikik të viktimës, që sipas familjarëve, kishte kohë që mjekohej për këtë sëmundje.

© Panorama.al

Te lidhura