TIRANE- Policia e Shtetit duke deklaruar se kartat e identitetit për vetë elementët e sigurisë së lartë që përmbajnë, janë dokumente që nuk mund të falsifikohen ben apel per denoncimin e cdo rasti te dyshuar. Ne nje reagim te bere pas deklaratavete deputetit te PS, Paulin Sterkaj, policia njofton se po kryhen te gjitha verifikimet e nevojshme.
“Na rezulton se shtetasi Sidrit Mehmet Gali, i datëlindjes 14.07.1989, me banim në Dobraç Shkodër, është pajisur me kartë identiteti, dokument i cili është lëshuar me datë 29.05.2009 nga Komuna Rrethina në Shkodër dhe shtetasi Ylli Emin Gjata, i datëlindjes 30.11.1985, me banim në Dobraç Shkodër, është i pajisur me kartë identiteti dhe pasaportë biometrike, me datë 17.09.2009”- thuhet ne njoftimin e policise.
Të gjitha materialet do t’ i dërgohen për hetime të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër, nderkohe qe policia fton deputetin Sterkaj që të depozitojë pranë strukturave të Policisë ose të Prokurorisë materialet që ai disponon, me qëllim kryerjen e të gjitha veprimeve procedurale për rastin në fjalë.
© Panorama.al











