Dëmtohet linja hekurudhore Vorë-Milot, nisin hetimet

Dec 4, 2011 | 15:18

Dëmtohet nga persona ende të paidentifikuar linja hekurudhore Vorë-Milot. Sipas të dhenave të para mësohet se dëmtimi mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i eksplozivit, e për pasojë është bllokuar qarkullimi i trenave.

Policia ka nisur hetimet për shkakun e dëmtimit dhe identifikimin e autorëve.

Nuk përjashtohet dëmtimi i linjës hekurudhore për grabitjen e mallrave në trena, ose vjedhjen e  shinave për skrap.

© Panorama.al

Te lidhura